KRYEFAQJA » LAJME » AKU, kontrolle në dyqane mishi, zgara dhe fast food-e.
aku, inspektime, 522 kontrolle, paralajmerin, fast food, qofte, zgara

AKU, kontrolle në dyqane mishi, zgara dhe fast food-e.

522 kontrolle ka ushtruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në javën e parë të nëntorit në të gjithë vendin në dyqane mishi, fast food-e, në subjekte që tregtojnë qofte dhe produkte të zgarës si dhe në biznese të tjera që tregtojnë pije jo alkoolike dhe mallra të tjera. Gjatë këtyre kontrolleve, janë vendosur 155 masa paralajmërim për bllokim dhe gjoba për subjektet që nuk plotesonin kushtet e sigurisë ushqimore. Pjesë e kontrolleve kanë qënë dhe produktet që vijnë nga jashtë, të cilat nuk kishin etiketën në gjuhën shqipe. Për këtë arsye, në qarkun e Tiranës janë vendosur gjoba për disa produkte si birrë dhe oriz të cilat nuk kishin etiketë në gjuhën shqipe.