KRYEFAQJA » LAJME » AKU, Kontrolle në Vlorë
AKU, Kontrolle në Vlorë

AKU, Kontrolle në Vlorë

Sezoni turistik dhe siguria ushqimore e kryesisht në tregjet e qytetit të Vlorës , ka sjellë në një aksion blic Autoritetin e kontrollit ushqimor dhe kreun e përgjithshëm të këtij institucioni Isuf Shehu . Nga kontrolli në terren janë konstatuar problematika kryesisht në produktet vendase të tregtuara në tregje në mungesë të kushteve bazë të higjenës. Ndërkohë kreu i këtij institucioni pas aksionit është ndalur në një takim me kreun e bashkisë së Vlorës Dritan Leli , ku ka kërkuar bashkëpunimin e tij të fundit për sa i përket plotësimit të standarteve në tregjet e qytetit ku produktet tregtohen në mungesë të kushteve higjeno sanitare .

Aksioni blic nuk është pritur mirë nga tregtarët të cilët u kanë thënë inspektorëve se garantimi i kushteve është detyrimin që duhet përmbushur nga institucioni i bashkisë , aty ku ata paguajnë edhe një taksë mujore.