KRYEFAQJA » LAJME » Siguria ushqimore, 73 subjekte paralajmërohen për bllokim
BE FINANCON NDERTIMIN E 7 LABORATOREVE PER AKU

Siguria ushqimore, 73 subjekte paralajmërohen për bllokim

73 është numri i bizneseve të cilët janë paralajmëruar në të gjithë vendin se do të bllokohen në rast se vijojnë të mos përmbushin kushtet e sigurisë ushqimore. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Autoriteti Kombëtar i ushqimit nga data 20-30 shtator në minimarketet, thertoret, supermarketet, farmacitë bujqësore të kryeqyetit, janë dhënë tre masa paralajmërim për bllokim, ndërsa 29 biznese të tjera janë këshilluar për kushtet që duhet të plotësojnë. 9 nga 79 subjekte që u inspektuan në Durrës u paralajmëruan për bllokim, ndërkohë që nga analizat e kryera për qumeshitin e papërpunuar, vetëm një subjekt që tregtonte këtë produkt rezultonte se nuk përmbushte kushtet. Në Shkoder, u kryen 75 inspektime, ku u dhanë 19 masa administrative paralajmërim për bllokim dhe u vendosën gjobat përkatëse ndaj këtyre subjekteve. Përsa i përket qumështit, 2 subjekte rezultuan se e tregtonin këtë produkt jashtë normave të lejuara. 26 inspektime u kryen në Qarkun Vlorë, dhe 7 biznese u paralajmëruan për bllokim. 8 biznese u paralajmëruan për bllokim në qarkun Fier, ndërsa tre subjekte e mbyllën aktivitetin pasi ishin gjobitur më parë nga AKU për mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Në Dibër, u kontrolluan 12 subjekte, katër nga të cilat u paralajmëruan për bllokim. Në qarkun gjirokastër ku u kryen 37 inspektime, u dhanë 4 masa administrative paralajmërim për bllokim të aktivitetit si dhe u vendosën 6 gjoba që varionin nga 15 mijë deri në 60 mijë lekë. Nga 51 subjekte të kontrolluara në qarkun Korçë, inspektorët e AKU-së dhanë masën e pezullimit të aktivitetit për një subjekt.