KRYEFAQJA » LAJME » Aku për kontrollin e mishit në thertore, bllokohet një thertore në Kamëz
Aku për kontrollin e mishit në thertore

Aku për kontrollin e mishit në thertore, bllokohet një thertore në Kamëz

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë masa të menjëhershme në lidhje me denoncimin ku pretendohej se në një thertore në Tiranë kishte futur një viç të ngordhur, që më pas është therur e tregtuar për tek konsumatori. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Isuf Shehu, Drejtoria Rajonale e Tiranës, inspektoi subjektin “Ylli Koldashi”, me aktivitet thertore, e cila ndodhet tek Ura e Kamzës, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Menjëherë u mor masa e bllokimit të aktivitetit të këtij subjekti, ku u sekuestruan 90 kilogramë mish lope, delje dhe qingji, i gjithi pa vulën e veterinerit zyrtar, u mor për verifikim nga regjistri i gjurmueshmerisë, si dhe iu propozua Ministrit të Bujqësisë, revokimi i licensës së subjektit. Ndërkaq, AKU do të çojë për ndjekje penale subjektin, pra administratorin dhe drejtuesin teknik të saj, ndërkohë u mor dhe masa administrative gjobës në vlerën 1.3 milionë lekë të reja. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i angazhuar për kryerjen e detyrave dhe përmbushjen e misionit në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore. Autoriteti Ushqimor është e angazhuar në kryerjen e monitorimit “Nga ferma në tavolinë”.