KRYEFAQJA » LAJME » Akuza për mashtrim, prokuroria kërkon 12 vjet burg për biznesmenin Namik Pelivanit

Akuza për mashtrim, prokuroria kërkon 12 vjet burg për biznesmenin Namik Pelivanit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 12 vjet burg, të biznesmenit Namik Pelivanit, i cili është administrator i subjektit ndërtues Pelivani. Mësohet se i pandehuri ka mashtruar disa familje në zonën e Unazës së Re, mbi truallin e të cilëve firma e tij ka ndërtuar një pallat. Por sapo subjekti ka nisur shembjen e banesave ku është ndërtuar pallati, administratori ka prishur marrëveshjen me ndërmjetësin , çka ka sjellë edhe ndërprerjen e menjëhershme të pagesës së qerave të banorëve. Në mars të vitit 2015 banorët e kanë kallëzuar për mashtrim biznesmenin e ndërtimit . Procesi ndaj Pelivanit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndaj i pandehuri përfiton ulje dënimi nëse shpallet fajtor.