KRYEFAQJA » LAJME » Akuzat e Bashës ndaj Tahirit për çështjen “Shullazi”.
Basha ul tonet ndaj maxhorancës: PD do të jetë në Parlament me votat dhe mbështetjen e saj

Akuzat e Bashës ndaj Tahirit për çështjen “Shullazi”.

Lulzim Basha vlereson vendimin e gjykates dhene per Shullazin, duke i dhene te njejta vlera integriteti me Prokurorine qe kerkoi arrestimin e tij. Por per kryedemokratin Basha, i cili prej kohesh ka akuzuar ne publik lidhjet sipas tij te Shullazit me Ministrin e Brendshem, parakusht per nje hetim larg presioneve dhe ndikimeve eshte largimi i Tahirit nga Detyra e tij.

Me risjellen e kerkeses per largimin e Tahirit, Basha rikerkoi edhe largimin e Kryeminstrit, duke theksuar se ne zgjedhjet e ardhshme duhet et shkohet me nje qeveri teknike.

Keto deklarata Basha i beri ne perfundim te mbledhjes se grupit parlamentare zhvilluar me dyer te mbyllura, ku ceshtja Shullazi, ishte kryefjale. Mesohet se ish nen kryetarja e PD-se Topalli, te kete vleresuar kurajon politike te ish Kryeministrit Berisha per te denoncuar presionin e shullazit ndaj botes akademike, duke shprehur rezerva qe Kryetari i Partise reagoi disa ore pas arrestimit te Shullazit. Gjithashtu ne mbledhjen e grupit eshte vendosur ti jepet shume perparesi perberjes se komisionit hetimore per ceshtjen e Cez, ku ish Kryeministri Berisha ka kerkuar te jene perfaqesues te opozites, ish antare te kabinetit te tij qeveritare, si Ruli, Bode, Mima, etj. Basha ne proncimin e dhene per mediat, kishte ne krah deputetin Flamur Noka, i cili me heret, i ishte drejtuar me leter Kryeministrit per nisjen urgjente te monitorimit te territorit te vendit, pasi mbjellja e droges sipas tij eshte shtrire masivisht.