KRYEFAQJA » LAJME » Alarm fals për bombë pranë shtëpisë së Berishës
Alarm fals për bombë pranë shtëpisë së Berishës

Alarm fals për bombë pranë shtëpisë së Berishës

Një telefonatë anonime në zyrat e policisë mbrëmjen e të enjtes, ka dhënë një alarm për bombë mbrëmjen  në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish kryeministri Sali Berisha. Policia ka ndërhyrë me shpejtësi duke evakuar klientët e lokaleve dhe ka krijuar një perimetër sigurie. Forcat e policisë ushtruan kontrolle të imtësishme me mjete speciale dhe qen anti eksplozivë. Burime të policisë bënë të ditur se nuk u gjet asgjë e dyshimtë, por prania e policisë ishte e lartë për një kohë të gjatë. Kjo ishte nata e dytë me rradhë e tensionuar në Tiranë. Të mërkurën në mbrëmje kryeqyteti u trondit nga shpërthimi i një eksplozivi, plagosja e një biznesmeni dhe vrasja e një ish efektivi policie.