KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Albano Carrisi në një koncert në Tiranë
Albano Carrisi në një koncert në Tiranë

Albano Carrisi në një koncert në Tiranë

Albano Carrisi, këngëtari mitik që ka shënjuar një epokë në muzikën italiane dhe ka ndikuar gjenerata të tëra me muzikën e tij edhe në Shqipëri, ndodhet në Tiranë për një koncert krejt unik. Shenjtërimi i Nënë Terezës e ka sjelle sërish në kryeqytetin shqiptar, si një dedikim për këtë grua të jashtëzakonshme të cilën ai e ka njohur.
Lidhjet e tij me Shqipërinë janë të hershme në fakt kanë nisur nga momenti i pagëzimit me emrin Albano por janë intensifikuar deri në mbërritjen e momentit që ai mban krahas pasaportes italiane edhe atë shqiptare. Lidhja e tij me babain. Historia mrekullisht e trazuar me Romina Power, ndikimi i grave në jetën dhe muzikën e tij e deri tek pasioni për prodhimin e verërave dhe vreshtave në Pulian e tij të dashur, janë sekretet që Albano Carrisi, artisti i më së 165 milionë disqeve të shitura ka rrëfyer në intervistën ekskluzive për RTSH. Ndërkaq koncerti i cili mbahet të sot në Pallatin e Kongreseve në ora 18.00 është falas për publikun dhe do të transmetohet në ditët në vijim nga RTSH.