KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aleksandër Van der Belen, kancelari i ri i Austrisë
kancelari i ri i austrise, kandidat i pavarur, aleksander van der bellen

Aleksandër Van der Belen, kancelari i ri i Austrisë

Aleksandër Van der Belen, kandidati i pavarur në garën për kancelarin e Austrisë, ia arriti të mundë me rezultat të ngushtë kandidatin tjetër të ekstremit të djathtë Nobert Hofer, pas raundit të dytë të votimeve që u zhvillua dje. Fitorja e Van Der Belen, parandaloi Hoferin e Partisë së Lirisë të bëhej kreu i parë i një qeverie të ekstremit të djathtë në Bashkimin Europian. Ministri i brendshëm austriak publikoi rezultatet e votimit, sipas të cilave Van der Belen ka fituar me 50.3 përqind të votave ndaj 49.7 përqind të fituara nga Hofer. Vete Hofer, pranoi humbjen dhe përmes një postimi në Facebook u shpreh se ishte mirënjohës për mundësinë që i ishte dhënë.