KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Alepo, 32 viktima nga goditja e spitalit të fëmijëve

Alepo, 32 viktima nga goditja e spitalit të fëmijëve

Një spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa auto-ambulanca janë goditur ditët e fundit nga sulmet e forcave qeveritare të Sirisë në pjesën lindore të Alepos. Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq. Aktivistët thanë se së paku 32 njerëz, mes tyre edhe fëmijë, janë vrarë në Alepo gjatë dy ditëve të fundit. Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pauze trijavëshe të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia. Alepo, dikur qendër tregtare dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012: pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.