KRYEFAQJA » LAJME » Alibeaj: Bilanc tragjik, fajtor ministri i brendshëm!
Alibeaj: Bilanc tragjik, fajtor ministri i brendshëm!

Alibeaj: Bilanc tragjik, fajtor ministri i brendshëm!

Disa ngjarje tragjike në fillim të vitit 2016, e kanë shtyrë PD më e madhja e opozitës në Shqipëri, të shprehi shqetësimin e saj në daljen e parë publike për  këtë vit.“Një bilanc tragjik, 8 viktima vetëm në dy ditë tregon një përkeqësim të rendit dhe sigurisë” tha zoti Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë, në Partinë Demokratike.  “Duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, i bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të marrin menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmës shërbimeve të informacionit” shtoi ish ministri shqiptar i drejtësisë. “Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë, të cilët ndonëse ndihen të tradhtuar nga drejtuesi më i larti i tyre, ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve, të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, ashpërsoi deklaratën e tij kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë, në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.