KRYEFAQJA » LAJME » Allardyce: Mancini, Blanc dhe Pardew mund ta zevendësojnë
Allardyce: Mancini, Blanc dhe Pardew mund ta zevendësojnë

Allardyce: Mancini, Blanc dhe Pardew mund ta zevendësojnë

Pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Anglisë, 61-vjeçarit Sam Allardyce, Federata Angleze e Futbollit (FA) po kërkon zëvendësuesin e tij. Sipas gazetës italiane sportive Gazzetta dello Sport dhe pjesës më të madhe të shtypit italian, duket se edhe Roberto Mancini është në listën e pasardhësve të Allardyce në stolin e Anglisë.

Përveç ish-trajnerit të Interit ka edhe dy kandidatë të tjerë të fortë. Një tjetër i huaj, francezi Laurent Blanc, i kontaktuar më parë nga FA pas largimit të Roy Hodgson, dhe një britanik 24 karatësh, Alan Pardew, aktualisht manaxher i Crystal Palace.