KRYEFAQJA » LAJME » Altmajer: Masa për zgjidhjen e problemit të azilantëve
Altmajer: Masa për zgjidhjen e problemit të azilantëve

Altmajer: Masa për zgjidhjen e problemit të azilantëve

Gjermania deri në fund të vitit do të përgatitë masa ligjore me qëllim zgjidhjen e problemit me azilantët e rremë nga Ballkani Perendimor, deklaroi në një intervistë për gazetën “Bild” Peter Altmajer, ushtruesi i detyrës se kancelarit gjerman, i cili po zëvëndëson Angela Merkelin gjatë pushimeve verore. Altmajer tha se Qeveria federale, së bashku me landet gjermane po punon që këto masa të miratohen ligjerisht. Edhe pse nuk saktësoi se për çfarë masa bëhet fjalë dhe se nëse ato parashikojnë rivendosje të vizave, Altmajer tha se këto masa do të sjellin deri zgjidhje të problemit te azilantëve. Nuk mund te pranojmë te na vijnë njerëz nga vende në të cilat nuk ka diktaturë, në të cilat nuk ka luftë dhe të cilat negociojnë për anëtarësim në BE! Zgjeruam listën e vendeve te sigurta me Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën, Fluksin e madh nga Kosova e ndërpremë, megjithëse ende vazhdojnë të vijnë njerëz ndërsa mes masave parashikohet futja në listën e vendeve të sigurta edhe të Shqipërise, Kosovës dhe Malit të Zi.