KRYEFAQJA » LAJME » Aluizni për legalizimet , Lame: Sportele të veçantë për emigrantët
Aluizni për legalizimet , Lame: Sportele të veçantë për emigrantët

Aluizni për legalizimet , Lame: Sportele të veçantë për emigrantët

E gjithë vëmendja e Agjencisë së legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të zonave informale deri në mesin e muajit shtator do të jetë e përqëndruar tek procedurat e legalizimit për emigrantët e kthyer.

Në daljen e posaçme për mediat, drejtori i Aluiznit, Artan Lame bëri një panoramë të ecurisë së legalizimeve në vend, duke veçuar tre qarqet e para që janë në përfundim të këtij proçesi. Lame u angazhua se brenda këtij mandati do të përfundoje procesi në të gjitha zonat informale, ndërkohë që pyetjes se kur do të mbarojnë legalizimet në tërësi i jep këtë përgjigje.

Për Artan Lamen ecuria e legalizimeve ka shumë rëndësi ndaj dhe interesit të gazetarëve se përse kërkoi ndjesë publike në rrjetet sociale pas shembjes së fasadës së stadiumit, zgjodhi të mos i jape përgjigje.