KRYEFAQJA » LAJME » ALUIZNI ul shpenzimet e qytetarëve
ALUIZNI ul shpenzimet e qytetarëve

ALUIZNI ul shpenzimet e qytetarëve

Qeveia shqiptare ka vendosur të heqi një faturë nga shpenzimet e qytetarëve në procesin e legalizimit të banesave të tyre. Ajo ka miratuar së fundi një vendim sipas të cilit ALUIZNI gjatë procesit të lidhjes së kontratës së dhënies së truallit, do të bashkëpunojë me hipotekat. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se me këtë rast shkurtohet edhe një hallkë e procesit të legalizimit, ndërsa marrëveshja lidhet pa pagesë. Zoti Lame njoftoi se ALUIZNI ka nevojë të punësoje dhe  rreth 300 punonjës shtesë me kontratë. Ai u bëri thirrje specialistëve të interesuar për punë të aplikojnë në zyrat rajonale ne Qarkur -Shkoder, në Kamëz-Paskuqan,  Korcë dhe Kukës.