KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada e SHBA: PD të poshtë aktet e dhunës
Ambasada e SHBA: PD të poshtë aktet e dhunës

Ambasada e SHBA: PD të poshtë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, dënoi dhunën e ndodhur gjatë protestës së opozitës në Tiranë. Në një deklaratë pët  mediat vlerësohet se  “e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme”. Por sipas deklaratës “akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”. Ambasada e SHBA i bën thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.