KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorët, pro futjes së mësimeve fetare në shkolla
ambasadori francez gjerman mesimi fetar ne shkolla reagime

Ambasadorët, pro futjes së mësimeve fetare në shkolla

Duke e cilësuar Shqipërinë, si vendin besnik në luftën kundër terrorizmit, Ambsadori francez Bernard Fitoussi dhe ai gjerman, Helmut Hoffman mendojnë se futja e mësimit të fesë në vitin e ri akademik shqiptar është një përvojë unike dhe parandaluese tek të rinjtë të cilët rekrutohen përmes internetit. Këto opinione, dy ambasadorët i bënë publike një tryezë rajonale me fokus kwtw fenomen radikal. Në të njëjtën linjë mendimi ka qëndruar edhe zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea e cila shpjegoi se masat konkrete tashmë janë marrë dhe gjatë 2015-ws, nuk ka patur asnjë shqiptarë të bashkuar me luftën e ashtuquajtur fetare.

Tryeza rajonale me praninë e 7 vendeve të ballkanit perendimor u organizua dhe u mbështet nga Ambasada Franceze dhe ajo gjermane në Tiranë.