KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori gjerman Hofman: Politika shqiptare të gjejë gjuhën e përbashkët për të mirën e vendit

Ambasadori gjerman Hofman: Politika shqiptare të gjejë gjuhën e përbashkët për të mirën e vendit

Pas tre vitesh në Shqipëri, tashmë në prag të largimit, ambasadori gjerman Helmut Hoffman ndërsa i referohet politikës, e përshkruan Tiranën me një klimë tejet të politizuar. Kjo sipas tij ka reflektuar edhe në reforma të rëndësishme për vendin, siç është edhe reforma në drejtësi. Në vlerësimin e ambasadorit Hoffman, Shqipëria ka të nevojshme përmirësimin e kulturës politike dhe që kjo e fundit të punojë bashkarisht për të mirën e vendit. Ambasadori Hoffman paralajmëroi një tjetër vizitë të afërt të nivelit të lartë në Tiranë, atë të ministrit të Jashtëm gjerman, një dëshmi sipas tij, e interesit të shtuar ndaj Shqipërisë.