KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, të miratohet përpara verës
ambasadori gjerman helmut hoffmann reforma ne drejtesi te miratohet

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, të miratohet përpara verës

Ambasadori i Gjermanise ne Tirane, Helmut Hofman i ben thirrje klases politike te miratoje reformen ne drejtesi perpara veres.  “Mund te them se te gjithe duhet te veprojne bashkarisht dhe te finalizojne kete para pushimit te veres. Kjo eshte shume e rendesishme. Sidomos ka rendesi per ambicien e Shqiperise per rrugen drejt Bashkimit Europian sepse sigurisht Shqiperia do te donte te niste sa me shpejt negocitata e pranimit” tha zoti Hofman. “Mendoj se komisioneri Han e ka bere te qarte se vetem nese ka nje adoptim domethenes te reformes ne drejtesi ka perparim ne te ardhmen” shtoi më tej ai. 

Ambasadori iu pergjigj interesit te medias edhe per anketimin e fundit te dhomes gjermane. “Kur e sheh kete studim me nje kendveshtrim objektiv dhe mendje te hapur do te shohesh se ka tregues pozitiv dhe tregues te tjere per tu kritikuar. Dhe kur i sjell sebashku mendoj se secili eshte i vetedijshem, si qeveria dhe opozita, qe kane gjera per te cilat duhet te punojne, sic eshte zbatimi i ligjit shqetesim per shume njerez.”

Keto deklarata diplomati gjerman i beri pas nenshkrimit te nje marreveshje financimi me ministrin e energjise Damian Gjiknuri, fale te ciles do te rinovohen konviktet ne kampusin universitar te Tiranes sipas parimit te eficences se energjise. Granti i dhene arrin vleren e 4.5 mln eurove.