KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori italian, vizitë në qytetin e Beratit
alberto cutillo berat ambasadori italian marredheniet shqiperi itali

Ambasadori italian, vizitë në qytetin e Beratit

Forcimi i raporteve kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë për ambasadorin Aberto Kutilijo do të sjellin një klimë më të mirë për sipërmarrjen dhe investimet italiane. Nga qyteti i Beratit, Kutilijo u shpreh se turizmi është një prej sektorëve kryesorë ku kërkohet të investohet, sepse Beratit nuk i mungojnë pasuritë e peizazheve dhe agrikulturës.

Ambasadori Kutiljo ka vizituar Muzeun “Etnografik”, ku është njohur me historinë, traditën dhe kulturën mijëra-vjeçare të qytetit muze, dhe ka shijuar gatimet tradicionale të Beratit, të përgatitura nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit.