KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori Lu: “Kjo është reformë thelbësore për të larguar gjykatës dhe prokurorët e korruptuar apo të paaftë nga sistemi drejtësisë”
Lu : Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit janë viktimat!

Ambasadori Lu: “Kjo është reformë thelbësore për të larguar gjykatës dhe prokurorët e korruptuar apo të paaftë nga sistemi drejtësisë”

Reforma e shumëpërfolur dhe e shumëpritur e drejtësisë shqiptare, ka njohur të premten zhvillime interesante. Protagonist është bërë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Në takimin me Komisionin e Posaçëm që po punon për këtë reformë, zoti Lu ka deklaruar SHBA mbështesin plotësisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ekspertët. “Unë ju siguroj se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale për ndryshimet kushtetuese. Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe diskutimet e ekspertëve për secilin prej këtyre ndryshimeve. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa konkretë për të larguar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë” tha zoti Lu.
Duke e vënë gishtin në plagë, ambasadori Lu tha se “Asnjë shqiptar nuk beson sot se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Nuk është i pavarur nga ryshfeti, nuk është i pavarur nga telefonatat, ku persona me pushtet i telefonojnë drejtpërdrejtë personat e drejtësisë, nuk është i pavarur prej presionit të krimit të organizuar”.
“Kush i trembet reformës në drejtësi? pyeti zoti Lu, nërsa u përgjigj: Ministrat e korruptuar, deputetët kriminel, gjykatësit e korruptuar e të pa aftë dhe prokurorët e korruptuar, që marrin paratë tuaja dhe nuk bëjnë detyrën. Janë pikërisht këta persona që në kurriz të popullit shqiptarë duan të pasurohen” tha më tej ambasadori amerikan Donald Lu.
Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe ekspertëve që sa herë të dëgjojnë fjalën reformë, të mendohet për këta njerëz. “Partitë politike t’i japin fund sulmeve politike. Nxis që ne të gjithë, si shqiptarët dhe partnerët të dëgjojmë me vëmendje sugjerimet dhe mendimet për këtë reformë. Mund t’ju siguroi se SHBA mbështet reformën” tha Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë.

Deklaratat e diplomatit të lartë amerikan pritet të shkaktojnë reagime dhe komente.