KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori Lu: Mos u trembni nga kriminelët dhe të pafytyrët!
Lu : Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit janë viktimat!

Ambasadori Lu: Mos u trembni nga kriminelët dhe të pafytyrët!

Ambasadori amerikan në Tiranë, ka flakur sërisht tej dorezat e diplomatit dhe ka përmendur emra të përvecëm të njerëzve që bëjnë pjesë në botën e krimit, e që sipas tij nuk e duan reformën në drejtësi. “Personat e tjerë që duhet t’ja kenë frikën janë kriminelët, autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë. Persona si Arben Frroku, që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelimit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emiljano Shullazi që është akuzuar haptazi nga mediet për trafik të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar para drejtësisë. Dhe persona si Sokol Mjacaj, që u dënua për vrasjen e një djali 13-vjeçar, por në mënyrë të dyshimtë u lirua nga burgu dhe më pas vrau një çift çek . Këta janë llojet e personave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional” tha ambasadori Lu.
Ai lëshoi mesazhe të drejtëpërdrejta për ragje të larta të politikës, gjyqësorit dhe prokurorisë kur tha: “Së fundi kam kuptuar se disa personave mund t’u jetë thënë prej shefave të tyre se çfarë duhet të thonë, ose më keq akoma se çfarë nuk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë, më kujton më shumë të shkuarën komuniste të Shqipërisë sesa të ardhmen e saj demokratike” tha ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Këto deklarime ai i bëri gjatë një tryeze konsultimi publik për drejtësinë. “Ky është sistemi juaj i drejtësisë. Kini kurajon të flisni atë që mendoni ju dhe mos përsërisni në mënyrë të verbërt atë që ju kanë vënë të thoni! Mos u trembni nga këta të pafytyrë!” tha ambasadori Lu.