KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori Lu takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha
basha-lu

Ambasadori Lu takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha

Diplomacia ndërkombëtare ka vijuar edhe sot përpjekjet për të afruar qëndrimet e palëve politike drejt konsensusit për reformën në drejtësi. Rreth orës 10 të paradites, ambasadori amerikan Donald Lu ka mbërritur në seline blu, për një takim me kreun demokrat Lulzim Basha. Ashtu si në takimin e një dite më parë me ambasadorët e BE , zoti Basha mësohet të ketë ritheksuar në takimin me ambasadorin amerikan, arsyet e këmbënguljes së opozitës lidhur me pikën që ndan qëndrimet e palëve për reformën në drejtësi: vendet e rezervuara.