KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorin francez në Shqipëri Bernard Fitusi, “Francezët të surprizuar nga tifozeria shqiptare”
Ambasadorin francez në Shqipëri Bernard Fitusi, “Francezët të surprizuar nga tifozeria shqiptare"

Ambasadorin francez në Shqipëri Bernard Fitusi, “Francezët të surprizuar nga tifozeria shqiptare”

Për ambasadorin francez në Shqipëri Bernard Fitusi, perceptimi që tashmë francezët kanë mbi popullin shqiptar është edhe më miqësor sidomos kur flitet për futbollin dhe tifozerinë. Francezët kanë mbetur shumë të surprizuar nga tofozeria shqiptare, ka thënë Fitusi, por edhe prej djemve të kombëtares, të cilët kanë zhvilluar tri ndeshje fantastike në Euro 2016.

Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozeria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pamë disa ditë më parë. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozeri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekullueshëm”

Këtë deklaratë ambasadori Fitusi e dha gjatë një aktiviteti në qytetin e Beratit .