KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin: Dialog për të arritur standardet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Delegacioni i BE: Urime, por zbatimi i reformës të nisi menjëherë

Vlahutin: Dialog për të arritur standardet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka bërë sërish thirrje për dialog, por duke u distancuar nga vendimet që marrin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Në takimin ‘Integrimi fuqizon Shqipërinë’, ambasadorja e BE-së ka cituar situatën kur një deputet në takimet për reformën në drejtësi, është shprehur për një kontratë të re sociale, për të cilën ambasadorja mendon se është çëshjte e brendshme.
“Është detyrimi ynë të bisedojmë për kontekstin dhe përmbajtjen e reformës. Që t’ju themi se çfarë ndodh nëse reforma bëhet ose jo. Por kontrata sociale eshte puna juaj ndaj dhe jeni zgjedhur. Edhe për atë duhet dialog. Dhe që të ketë dialog duhen dy elemente kyçe: Aftësia për të menduar thellë, të kuptoni kush jeni, çfarë doni, gabimet që keni bërë dhe cilat gabime nuk duhet të bëni në të ardhmen. Aftësia e dytë, është respekti ndaj tjetrit”.
Duke i mbetur dialogut, Vlahutin tha se Shqipëria europiane ose në Europë kërkon pikërisht një dialog të përhershëm. Sipas saj, vetëm kjo jep mundësinë që Europa të ndihmojë.
“Kjo nuk ndodh pa patur dialog social, politik apo kulturor sepse ju duhet të vendosni se çfarë shoqerie duhet të ndërtoni”, tha Vlahutin.