KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorja e BE-së Vlahutin takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafa
Vlahutin: Në Shqipëri gjytarët janë njerëzit më të pasur, ndonëse e kanë rrogë mujore deri në 800 euro

Ambasadorja e BE-së Vlahutin takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafa

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Takimi vjen pak para mbledhjes së rradhës së këtij komisioni. Mësohet se në takim ka qënë i pranishëm edhe zv/ambasadori amerikan David Muniz, si edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Ndërkohë në mbledhjen e rradhës të Komisionit për Reformën në Drejtësi të parashikuar për sot, pritet të vijojnë diskutimet për kapitullin e fundit të draftit përfundimtar të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kjo parashikohet të jetë mbledhja e fundit në të cilën palët diskutojnë nen për nen paketën e reformës në drejtësi.

Ecuria e mbledhjes së sotme do të përcaktoje edhe fatin e reformës duke qënë se së fundmi opozita ka dalë me një draft të sajin për këtë reformë.