KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorja kineze Jiang YU takim me përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të zhvillimit

Ambasadorja kineze Jiang YU takim me përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të zhvillimit

Përfaqësues të Agjencise Shqiptare të zhvillimit të investimeve janë takuar me një delegacioni kinez të kryesuar nga ambasadorja kineze në Tiranë Jiang YU. Agjencia konfirmoi ndihmën për të gjitha ato sipërmarreje kineze që synojnë tregun shqiptar për të investuar në fushat strategjike si, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, energji dhe zonat ekonomike. Shqipëria theksoi drejtoresha Aida Gent Beqiri shihet si një partner i rëndësishëm ekonomik në rajon, dhe se ajo mund të shërbejë për të gjitha sipërmarrjet kineze për t’u zgjeruar jo vetëm brenda territorit, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe me gjerë. Sipas të dhënave të fundit statistikore, Kina pozicionohet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimi tregtar me Kinën ka arritur peshë të konsiderueshme duke zënë rreth 7,1% të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin Shkurt 2016.