KRYEFAQJA » LAJME » Amerikanët habisin me celularin pistoletë

Amerikanët habisin me celularin pistoletë

Një kompani në Minnesota ka krijuar një armë e cila duket sikur sapo ka dalë nga një nga skenat e një filmi me James Bond. Bëhet fjalë më saktësisht për një celular të mençur, që ka një kamerë të rreme dhe një hyrje për kufjet. “Prej njerëzve të thjeshtë e deri tek profesionistët, kjo armë ju jep mundësinë që të mos bëheni viktimë”, thotë kompania gjatë përshkrimit të armës.
Siç edhe e shihni në fotografinë më poshtë, arma duket si një celular kur nuk është në përdorim, transmeton Gazeta Express.
Por më pas, ajo hapet dhe bëhet pistoletë e vërtetë, ku me një prekje të vogël ajo shkrepë plumbin e saj.
Pistoleta e “Ideal Conceal”, që ka dimensionet e një celulari Galaxy S7, ka një çmim prej $395 në SHBA, por kompania thotë se nuk do të jetë e gatshme për t’u blerë deri në mes të këtij viti.
Sipas kompanisë, pistoleta celular është krijuar me qëllim që fëmijët të mos frikësohen nga të panjohurit që mbajnë armë, dhe t’ju duket si celular.