KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AMF ende pa vendim për kompanitë e sigurimit

AMF ende pa vendim për kompanitë e sigurimit

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ende nuk ka dalë me një vendim për masat administrative që ka lajmëruar ndaj kompanive të sigurimit, për shtrenjtimin e pa njoftuar të çmimeve të siguracionit të detyrueshëm motorik. Mbledhja e këtij autoriteti është shtyrë për ditën e hënë pas më shumë se 8 orësh debate përgjatë së premtes. Kjo mbledhje e AMF-së vjen pas raportimit që ky autoritet bëri në komisionin e ekonomisë, e ku u lajmërua se do të ndëshkoheshin kompanitë pasi nuk kishin njoftuar për rritjen e çmimeve që pësuan policat e sigurimit në muajin Gusht. Në javën e parë të rritjes me 20 % të çmimeve autoriteti i mbikqyrjes u kërkoi kompanive tu riktheheshin tarifave të mëparshme, por ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj çmimet në treg vijojnë të jenë 20% më shumë për të gjitha llojet e siguracioneve.