KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AMF gjobit kompanitë e sigurimeve

AMF gjobit kompanitë e sigurimeve

Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ka gjobitur të gjitha kompanitë e sigurimit për mos njoftim të rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorrik në muajin gusht të këtij viti. Burime të besueshme i thanë TVSH se në mbledhjen e sotme, bordi i AMF ka ndëshkuar me 10 milionë lekë të vjetra shoqëritë e sigurimit, ndërsa ato i rritën në mënyrë të papritur çmimet me 20 përqind. Mbledhja e bordit të AMF-së nisi të premten e kaluar, por pas shumë orë debatesh anëtarët nuk dolën me një vendim, duke e shtyrë marrjen e vendimit për sot. Më herët, AMF kishte lajemruar se do të merrte masa për shoqëritë e sigurimit, pasi sipas autoritetit rritja e çmimit me 20 përqind është e pajustifikuar dhe abuzive. AMF ju kishte bërë thirrje shoqërive të tërhiqeshin nga ky vendim, por ato nuk kishin pranuar.