KRYEFAQJA » LAJME » AMF kompanive të sigurimit : “Tërhiquni nga tarifat e reja”
Rritja e çmimeve të sigurimit të makinave, AMF gjobit shoqëritë

AMF kompanive të sigurimit : “Tërhiquni nga tarifat e reja”

Një javë pas rritjes me 20% të çmimit të policave të sigurimit, autoriteti i mbikqyrjes financiare i kërkon kompanive të ndërpresin menjëherë aplikimin e këtyre tarifave. Kjo është hera e parë që autoriteti financiar ndërhyn në këtë treg, duke u tërhequr edhe nga qëndrimi i dy ditëve më parë ky sqaronte publikun se tarifat janë kompetencë e kompanive.

Pak ditë pas rritjes me 20% të çmimit të policave të sigurimit, autoriteti i mbikqyrjes financiare i kërkon kompanive të ndërpresin menjëherë aplikimin e këtyre tarifave. “Referuar rregullores nr 110 si më sipër, në rast se shoqëria e sigurimit nuk njofton në autoritet tarifat e ndryshuara, në qendrën e informacionit mbeten të fiksuara tarifat e mëposhtme. Si rrjedhojë kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja.”

Autoriteti bie në kundërshtim me vetën në harkun kohor të pak ditëve. Në një njoftim të mëparshëm, AMF sqaroi publikun se nuk ndërhynte dot në tarifa pasi çmimi caktohej nga vet kompanitë ndërkohë që me këtë shkresë kërkon të mos aplikohet rritja me 20% e çmimit. Por kompanitë duket se nuk janë dakord me këtë kërkesë.

Pak ditë më parë kompanitë e sigurimit rriten në mënyrë të papritur çmimet me 20% duke shkaktuar jo pak reagime në publik.