KRYEFAQJA » LAJME » AMF: Rritja e çmimit të sigurimeve abuzive

AMF: Rritja e çmimit të sigurimeve abuzive

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranon se rritja me 20 përqind e policave të sigurimit është abuzive. Në përllogaritjet e këtij autoriteti shtrenjtimi i tarifave mund të justifikohej deri në 12 përqind, për shkak të rritjes së taksës mbi primin në fillim të vitit. E thirrur në një seance dëgjimore, drejtoresha e këtij autoriteti, Enkelejda Shehi, pranoi se AMF ka shkelur afatin për ligjin e sigurimit të detyrueshëm. Por masat që ky autoritet do marrë ndaj kompanive nuk lidhen me çmimin, por me faktin që nuk e kanë njoftuar atë.  Zonja Shehi u përgjigj edhe për një tjetër shqetësim ndaj industrisë të sigurimit, pagesat e ulta të dëmeve në vite.