KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Amnesty International:Kina,Gjermania dhe Britania e madhe vendet më mikpritëse për refugjatët
Kina,Gjermania dhe Britania e madhe vendet më mikpritëse për refugjatët

Amnesty International:Kina,Gjermania dhe Britania e madhe vendet më mikpritëse për refugjatët

Kina, Gjermania dhe Britania e Madhe janë tre vendet, popujt e të cilave janë më mikëpritësit ndaj refugjatëve. Indeksi i refugjatëve, një kërkim i realizuar nga Amnesti International, gjithashtu rendit Rusinë, Indonezinë dhe Tajlandet ndër popujt më pak mikëpritës. Për këtë kërkim janë intervistuar 27 mijë persona në 27 vende të botës, të cilët u pyetën nëse do t’i pranonin refugjatët në vendin, qytetin apo lagjen e tyre. Në këtë indeks, Kina rezultoi vendi i parë në botë më mikëpritës, duke shënuar 85 pikë në renditje. Gjermania u rendit e dyta, duke shënuar 84 pikë. Vetëm 3% të gjermanëve të intervistuar do t’i refuzonin refugjatët në vendin e tyre. Britania zuri vendin e tretë me 83 pikë. Kërkimi i Amnesti international sugjeron që popujt e disa vendeve me një numër të madh refugjatësh, si Greqia apo Jordania do të mirëprisnin sërish të tjerë. Ndërkohë, Rusia ka zënë pozicionin e fundit në index, me 18 pikë.