KRYEFAQJA » LAJME » ANALIZA E FUNDSEZONIT TË SUPERIORES
fatmir mneri, tvsh, rtsh, partizani, java superliga, lajme sport

ANALIZA E FUNDSEZONIT TË SUPERIORES

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur nga ky sezon i Kategorisë Superiore dhe me Skënderbeun të shkëputur 5 pikë në krye të renditjes nga ndjekësi më i afërt, titulli është një çështje e mbyllur. Të këtij mendimi janë gazetari sportiv, Fatmir Mneri, dhe ish-futbollisti Ermal Tahiri.

Po, a ishte Partizani i këtij sezoni material “kampioni”?

Sipas gazetarit veteran dhe ish-futbollistit të Dinamos dhe Kombëtares, pavarsisht rivalitetit për titull, ky sezon nuk solli rritje të ndjeshme së cilësisë së garës.

Të premten dhe të shtunën luhet java e parafundit të Superiores, ndërsa të mërkurën, ajo e fundit.