KRYEFAQJA » LAJME » Analizë, pse dështuan puçistët në Turqi
Analizë, pse dështuan puçistët
EPA/SEDAT SUNA

Analizë, pse dështuan puçistët në Turqi

Për disa orë, qindra ushtare turq u duken se kishin marrë nën kontroll zona kyçe të Ankarasë dhe Stambollit. Për pak kohë ishte e paqartë se ku ndodhej presidenti Erdogan. Kryeministri Binali Jëlldërëm ishte ai që kryesoi rezistencën ndaj grushtit, por siç shumë turq e dinë, është presidenti ai që zotëron pushtetin. Sipas BBC, që grushti i shtetit të ishte i sukseshëm, komplotuesit  duhet ta mbanin Erdoganin larg zhvillimeve, dhe nuk qenë të aftë ta bënin një gjë të tillë. Mediat raportuan se kishte shkuar për pushime ne rezortin e Marmaris, në juglindje të Turqisë. Ngjarjet u përmbysen kur ai u ndodh në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku dha një konferencë për shtyp. Në momentin që ai preku token, ishte e qartë se qeveria po rimerrte kontrollin dhe kishte mbështetjen e figurave të larta ushtarake. Një tjetër pikë që rebelet nuk arritën ta kontrollonin ishte percjellja e mesazhit të Erdoganit përmes mediave. Pavarësisht se morën nën kontroll median shtetërore TRT, Erdogani e dha mesazhin e tij përmes CNN-it, ku u bëri thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë kundër puçistëve. Që grushti të kishte sukses kishte nevojë për mbështetjen e të gjitha forcave të armatosura. Një grup i madh ushtarësh mund të jenë përfshirë, por ata me kryesorët, shefi i shtabit, shefi i forcës ushtarake të Stambollit, shefi i flotës apo dhe kreu i forcave speciale nuk ishin, përkundrazi e kundështuan grushtin, biles edhe duke sulmuar tanket nga ajri. Nuk kishte mbështetje politike apo publike. Bile edhe partitë e opozitës dolën kundër tyre.