KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Angela Merkel, vizitë zyrtare në Kinë
kancelarja gjermane viziton kinen kryeministri kinez li
Bundeskanzlerin Merkel (CDU, l.) und der Ministerpraesident der Volksrepublik China Wen Jiabao (r.) stehen am Freitag (31.08.12) in Peking in China in der Verbotenen Stadt. Die Kanzlerin nahm an den zweiten deutsch-chinesischen Regierungskonsultationen teil. Themen der Gespraeche waren unter anderem der Euro und die wirtschaftliche Zusammenarbeit. Foto: Oliver Lang/dapd

Angela Merkel, vizitë zyrtare në Kinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel u prit me nderime të plota shtetërore në kryeqytetin kinez Pekin. Në fokus të bisedimeve janë së pari marrëdhëniet ekonomike, tregtia dhe investimet. Pala kineze porositi nga Gjermania 130 aeroplanë te tipit airbus në shifrën e 17 miliard dollarëve, një nga porosite më të mëdha të kryera ndonjëhere nga Kina. Dy udhëhehqësit folën edhe për çështje ndërkombëtare. Kryeministri kinez, Li Keqijang dhe kancelarja, shprehën të njëjtin qëndrim se duhet të gjendet zgjidhje politike për krizën në Siri. Pas takimit në Pekin, Li deklaroi para gazetareve se nevoja e daljes nga kriza siriane po bëhet gjithnjë e më e theksuar. “Duhet dialog politik i barabartë dhe i hapur, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve”, theksoi ai.”Kemi nevojë për zgjidhje diplomatike”, deklaroi Merkel. “Urgjentisht duhet të gjejmë zgjidhje. Po përgatitet një format për negociata, tha kancelarja, e cila përballet në gjermani me trysni të fortë për shkak të krizës së refugjatëve nga Siria. “Bashkimi Evropian dhe Gjermania, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, kanë forca për t’u ballafaquar me këtë sfide”, shprehu bindjen kryeministri kinez.