KRYEFAQJA » LAJME » ANGLIA I BESON SAUTHGEJTIT DERI MË 2020-ËN

ANGLIA I BESON SAUTHGEJTIT DERI MË 2020-ËN

Kanë mjaftuar 4 ndeshje për Gareth Sauthgejtin, ku ka marrë 2 fitore dhe ka dy barazime, për ta bindur Federatën se ai është njeriu u duhur për ta drejtuar përfaqësuesen e Anglisë në vazhdimësi. Zëvendësi i Sem Allardajsit të shkarkuar në fund të shtatorit ishte një ndër kandidatët për të marrë postin e trajnerit me një kontratë afatgjatë dhe duket se kjo periudhë prove i ka mjaftuar për të treguar veten. Dy fitore dhe një barazim në grupin F, ku kryeson me 10 pikë pas 4 ndeshjesh, dhe një barazim 2-2 në miqësoren e së martës me Spanjën u kanë mjaftuar drejtuesve të Federatës Angleze për t’i ofruar ish-lojtarit të Aston Vilës dhe përfaqësueses angleze një kontratë deri në 2020-ën, në bazë të së cilës ai do të përfitojë një pagë prej 1.5 milionë stërlinash në vit, plus edhe shpërblimet.