KRYEFAQJA » LAJME » Anija “Çelepia 2”, gjendet në Egjipt shtetasi shqiptar Luan Memia

Anija “Çelepia 2”, gjendet në Egjipt shtetasi shqiptar Luan Memia

Pas arrestimit të egjiptianit të akuzuar nga policia shqiptare si autori i rrëmbimit të anijes “Çelepia 2”, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se në bordin e anijes është gjetur edhe shtetasi shqiptar Luan Mema. MPJ bën të ditur se pas marrjes së informacionit për gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhës nga Marina egjiptiane, ambasada jonë në Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale të sigurisë dhe hetimit, të cilat informuan se mes personave të ndaluar në bordin e peshkarexhës, gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shendetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme. Autoritet egjiptiane janë duke punuar për gjetjen e vendndodhjes së shtetasit tjetër shqiptar, Dhimitër Malja, si dhe kryerjen e të gjitha procedurave hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje. Anija e peshkimit “Çelepia 2” ishte zhdukur që prej 21 qershorit dhe egjiptiani Adel Salam mori përsipër pengmarrjen. Ai kërkoi 70 mijë euro në këmbim për të liruar anijen dhe dy marinarët e saj shqiptarë.