KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ANIJA FLUTURUESE KRYEN PROVA ME SUKSES
airlander 10, anija fluturuese, britani, lajme teknologji,
EPA/HYBRID AIR VEHICLES / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

ANIJA FLUTURUESE KRYEN PROVA ME SUKSES

Anija më e madhe fluturuese në botë, realizoi me sukses fluturimin e parë në Britani. E quajtur “Airlander 10”, anija e gjatë 92 metra është një hibrid i disa mjeteve të fluturimit, përfshirë helikopterin, aeroplanin dhe zebelinin e dikurshëm. Ajo fluturon duke shfrytëzuar gazin helium. Anije të tilla me gaz të lehtë përdoreshin për transport mallrash dhe njerëzish në Evropën e para luftës së dytë botërore. Prodhuesit mendojnë se “Airlander 10” do të jetë një mjet tejet efikas në transportin e mallrave. “Airlander” mund të arrijë lartësinë mbi 1800 metra dhe shpejtësi deri në 150 km në orë. Ndryshe nga aeroplanë të zakonshëm, “Airlander” mund të fluturojë mbi dy javë pa patur nevojë për ekuipazh dhe nuk ka nevojë për pista të posaçme për ngritje dhe ulje.