KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anija kozmike e re e NASA-s do të bëjë fotografi reale të planeteve alienë
anija kozmike, forme luleje, e re, NASA, planetet aliene, foto

Anija kozmike e re e NASA-s do të bëjë fotografi reale të planeteve alienë

Laboratori I NASA-s “Jet Propilsion” lançoi një koncept në fiillim të kësaj jave për një anije kozmike të re në formë të lule-dielli që do të bëjë fotografi aktuale të planeteve jashtë sistemit tonë diellor. Ndërkohë që shkencëtarët kanë qenë në gjendje për të zbuluar planete për vite me rradhë, bërja e fotove reale nuk ka qenë e mundur për shkak të shkëlqimit intensive të yjeve në këto orbita të botëve. Megjithatë, anija në formën e lules është projektuar për të rregulluar këtë problem. Anija është në fakt një teleskop / anije kozmike hibrid që ka dy pjesë thelbësore: pjesa lule, dhe një pjesë teleskop që mund të shkëputet dhe të veprojë në mënyrë të pavarur. Faqja e NASA-s PlanetQuest shpjegon se pjesa lule do të pozicionohet në mes komponentit të teleskopit dhe yllit, duke bllokuar dritën para se të arrijë te pasqyra, raporton TechSot.Al. “Me dritën e yllit të shtypur, drita që vjen nga eksoplanetët që rrotullohen rreth yllit do të jetë i dukshëm,” shpjegon NASA. “Duke përdorur këtë teknologji, astronomët do të jenë në gjendje për të bërë fotografitë aktuale të eksoplanetëve-imazhe që mund të ofrojnë të dhëna se nëse botët e tilla do të mund të mbështesin jetën siç e njohim ne.” Dhe forma e anijes nuk është thjesht kozmetike. NASA është ende mjaft kohë larg për ta bërë këtë koncept realitet, por është patjetër interesante për të parë atë.