KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ankand, 140 000 euro për poemën e Anne Frank
poema , anne frank, nazizmi, arratisje, amsterdam, shkrim i humbur, shitet, 140.000, euro

Ankand, 140 000 euro për poemën e Anne Frank

Një poemë e shkruar nga Anne Frank, pak para se adoleshentja hebreje të fshihej me familjen e saj në Amsterdam, u shit sot në ankand për 140 000 euro, shumë herë më shumë nga çmimi fillestar prej 30 000 eurosh. “Pjesa 2390” iu dha një blerësi në internet pas dy minutave të fillimit të ankandit. Shitja u zhvillua në një atmosferë të trazuar në shtëpinë e ankandeve “Bab Kajper”, e specializuar për librat dhe letrat, në Haarlem, në perëndim të Holandës. Ndërkohë që të tjerë jepnin ofertat e tyre nëpërmjet telefonit dhe internetit, 20 të interesuar dhe koleksionues ishin mbledhur në pjesën e shitjes me mure të mbuluara nga vepra, harta gjeografike dhe ilustrime. Anne Frank mbahet në mend për ditarët e saj gjatë kohës që lagja e saj në Amsterdam, ishte pushtuar gjate luftës së Dytë Botërore. Poema mban datën 28 Mars e vitit 1942, e cila është shkruar katër muaj para se familja Frank të shpërngulej në një apartament sekret, për t’u fshehur nga forcat Gjermane.