KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Anomali në shkollën “Pjetër Budi”
pjeter budi, shkolla, gjuhete huaja, italisht

Anomali në shkollën “Pjetër Budi”

Ka rreth 1 muaj që ka nisur shkolla dhe nxënësit e klasave të treta në shkollën 9 vjeçare “Pjetër Budi” ende nuk kanë zhvilluar asnjë orë gjuhë të huaj. Kjo ka ndodhur pasi të gjithë prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre ti regjistrojnë në klasat me anglishte si gjuhë të huaj të parë duke anashkaluar gjuhën italiane. Sipas prindërve përzgjedhja e kësaj të fundit do ti kushtëzonte fëmijët më pas në shkollën e mesme. Edhe pse ndër vite pretendimet e prindërve kanë qenë se shkolla po u imponon fëmijëve italishten si gjuhë të huaj të parë, ndërkohë që duhet të zhvillohet vetëm si gjuhë e dytë, drejtori i kësaj shkolle Alber Zhupa ka sqaruar se ndarja e klasave është bërë gjithmonë me konsensus. Specjalistja e kurrikulës në Ministrinë e Arsimit Tatjana Vuçani ka sqaruar se shkolla “Pjeter Budi” është pjesë e projektit italian e për pasojë është e detyrueshme që 1 nga 4 klasat e treta të zhvillojë gjuhën italiane edhe në ato raste kur prindërit nuk bien dakort për këtë gjë.