KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ansambli Popullor, magjeps Kuvajtin në koncertin “Shqipëria ime”
ansambli popullor ne kuvajt shfaqe shqiperia ime

Ansambli Popullor, magjeps Kuvajtin në koncertin “Shqipëria ime”

Ansambli Popullor mbrëmjen e djeshme ka magjepsur publikun në Kuvajt ne koncertin me titullin “Shqiperia ime”.

Trupa profesioniste e Ansamblit  udhetoi në Kuvajtin e largët, ku ishte konceptuar një koncert i plote, me pjesëmarrjen e solistëve, grupit polifonik, orkestrës dhe valltarëve.

Programi perfshinte vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike popullore, deri te formacionet orkestrale në formën e Kabase, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.

Drejtori Artistik i Ansamblit Gerti Druga, u shpreh se: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve po vazhdon me dinjitet misionin e ruajtjes dhe përhapjes së trashëgimisë sonë kulturore, jo vetem brënda por dhe jashtë Shqipërisë, duke evidentuar pasurinë më të madhe të folklorit tonë. Entuziast shprehet edhe Drejtori I Teatrit te Operas Ilir Kerni I cili nuk ka hezituar ta percjelle entuziasmin e ketij koncerti permes rrjeteve sociale dhe imazheve te publikuara nga salla e Koncertit ne Kuvajt.

Disa nga pjesët ne program, ishin “Ditë Feste në Tiranë”, “A kan’ ujë ato burime”, “Pjesë polifonike”, “Kaba për Violinë dhe Orkestër”, “Valle e Tropojes” si dhe vallja mitike “Festë të madhe ka Shqipëria”.