KRYEFAQJA » LAJME » Anti-Mafia e Leçes, zbarkon në Tiranë, ja cilët drejtojnë trafikun e drogës në Shqipëri

Anti-Mafia e Leçes, zbarkon në Tiranë, ja cilët drejtojnë trafikun e drogës në Shqipëri

Trafiku i kanabisit drejt Italisë dhe pastrimi i parave duket se do të sjellë arrestime të reja në kupolën e lartë të policisë së shtetit. Kataldo Motta, Prokurori i antimafias së Leçes deklaroi se me Prokurororinë e Përgjitshme Shqiptare janë duke hetuar çështje të përbashkëta.

I shoqëruar edhe nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Motta u tregua i rezervuar në lidhje me arrestimet, por nuk mohoi faktin se nga Shqipëria është shtuar sasia e trafikimit të drogës. Ai tha se çështje e diskutimeve janë edhe dy shtatasit italianë të kapur me avion privat dhe të proçeduar për tentativë trafiku.

Për herë të parë pas sasive të mëdha të drogës të sekuestruara në brigjet italiane, prokuroria e krimeve të rënda nisi hetimet në lidhje me personat që e porosisin atë. Jo vetëm kultivimi, por edhe personat që e porosisin atë janë përfshirë në një hetim mes dy shteteve. Në disa raste është zbuluar se pas këtij trafiku qëndrojnë punonjës të lartë policie, si dhe bisnesmenë të huaj.