KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Antiterrorizmi në Spanjë, Arrestohen katër persona që rekrutonin xhihadistë

Antiterrorizmi në Spanjë, Arrestohen katër persona që rekrutonin xhihadistë

Policia spanjolle ka vënë nën pranga katër persona të cilët dyshohet se rekrutonin xhihadistë dhe shpërndanin propagandë islamike ekstremiste. Katër personat u arrestuan në rrethinat e Madridit, tre prej tyre shtetas marokene dhe një shtetas spanjoll. Sipas ministrisë së brendshme spanjolle, të arrestuarit bënin pjesë në një grup të organizuar që punonte intensivisht në shpërndarjen e materialeve ekstremiste në internet. Grupi kishte kontaktuar me qindra persona dhe kishte arritur të radikalizonte dhe indoktrinote disa prej tyre. Gjatë viteve të fundit, policia spanjolle ka arrestuar dhjetra persona të dyshuar si rekrute dhe aktiviste pro-xhihadistë.