KRYEFAQJA » LAJME » Aparatura e Kobalto-Terapisë nuk shkakton rrezatim të dëmshëm tek pacientët
onkologjiku

Aparatura e Kobalto-Terapisë nuk shkakton rrezatim të dëmshëm tek pacientët

Aparatura e Kobalto-Terapisë nuk shkakton rrezatim të dëmshëm tek pacientët dhe se burimit të saj të energjisë nuk i ka kaluar afati i përdorimit. Sqarimi teknik për funksionimin e kësaj aparature ka ardhur sot nga shefi i spitalit Onkologjik Prof. Dr. Agim Sallaku në kundërpërgjigje të deklaratave të përsëritura këto dy ditë nga deputetja demokrate Albana Voksi e cila e ka quajtur këtë që ndodh, kriminale.

 Duke argumentuar teknikisht funksionimin e kobalto-terapise ai tha se burimi i energjisë së aparaturës është certifikuar nga fizikantët për tu përdorur deri në fund të këtij viti dhe kërkesa për tenderimin e tij është bërë që në fillim të vitit për shkak të kohemarrjes së procedurave.

Burimet e energjisë së këtyre aparturave kanë një kohë perdorimi deri në 8 vjet. Matjet për vlefshmërinë e tyre i bejnë vetëm fizikantët dhe me vendim të tyre ato ndërrohen.