KRYEFAQJA » LAJME » Apeli: Alban Vogli, “detyrim paraqitje”, Ushtroi dhunë ndaj gazetarit sportiv
Apeli: Alban Vogli, “detyrim paraqitje”. Ushtroi dhunë ndaj gazetarit sportiv

Apeli: Alban Vogli, “detyrim paraqitje”, Ushtroi dhunë ndaj gazetarit sportiv

Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj Presidentit të klubit të “Kastriotit”, Alban Vogli. Nga “Arrest me burg” kjo gjykatë vendosi “detyrim paraqitje” për Voglin. Presidenti i klubit të futbollit u arrestua me 10 maj të vitit 2016, pasi dhunoi duke i shkaktuar plagë të rënda gazetarin sportiv Eduard Ilnica. Sulmi u shënua mbrëmjen e 9 majit në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Policia tha se dhuna ka ndodhur për shkak të një artikulli të shkruar nga ana e gazetarit.