KRYEFAQJA » LAJME » Apeli i shoqatës së talasemikëve

Apeli i shoqatës së talasemikëve

Gjëndja e vështirë e pacientëve talasemik për shkak të mungesave në gjak po shkurton jetë. Deklarata vjen nga kreu i shoqatës së talasemikëve Musa Zeneli, i cili është në djeni të të dhënave të analizave të gjakut të shumë pacientëve. Duke përmbajtur lotët, z.Zeneli, njëherësh edhe anetar i Komitetit Kombëtar për Transfuzionin e Gjakut, i bën thirrje të gjithë ministrave dhe krerëve të partive poltike të organizojnë fushata dhurimi gjaku si poltika më e mirë për të shpëtuar jetë.
Sot brenda një viti mblidhen vetëm 7 mijë dhurime vullnetare nga fushatat dhe rreth 2500 dhurime me pagesë në Lushnje që shkojnë për nevojat e talasemikëve, por kjo sasi është e pamjaftueshme. Për të patur gjakun me treguesin e hemoglobines 10 duhet të mblidhet të paktën dyfishi i kësaj sasie.