KRYEFAQJA » LAJME » Apeli lë në burg ish gardistin
apeli-le-ne-burg-ish-gardistin

Apeli lë në burg ish gardistin

Ish gardisti Admir Dervishi i cili vrau gruan e tij në 6 prill të 2016, do të vuaj 35 vite burgim. Edhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të lë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Dervishi pranoi krimin duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 35 vjet burg . Ai tha se vrau bashkëshorten 28 vjeçare në sy të dy fëmijëve të mitur, 4 vjeç dhe 10 muajshe, në kushte të tronditjes së rëndë psiqike. Vetëm pas krimit, prokuroria zbuloi se ndaj viktimës, Ilda Dervishi, kishte patur një urdhër mbrojtje, të cilin Admir Dervishi e shkeli duke marr vendimin fatal, atë të vrasjes. Alibia që i pandehuri ngriti para gjykatës, ishte se bashkëshortja nuk e respektonte dhe se në momentin e vrasjes mes tyre kishte patur një debat të ashpër. Mëngjesin e 6 prillit, pasi ka kryer krimin Admiri ka dërguar fëmijët tek fqinji ndërsa vetë ka qëndruar në banesë ku dhe është arrestuar nga policia pa bërë rezistencë. Viktima u qëllua ndërsa tentonte të linte apartamentin nga ish gardisti, i cili e qëlloi disa herë me pistoletë, dy plumba nga të cilët e kapën në pjesën e kraharorit.