KRYEFAQJA » LAJME » Apeli vendos: Shullazi të rrijë në burg

Apeli vendos: Shullazi të rrijë në burg

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në Tiranë ka hedhur të premten poshtë kërkesën e Emiljano Shullazit për ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Shullazi ndodhet në burg pas kërcënimeve që i bëri kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynur Koni, gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete. Por emri i tij është ndër më të përfolurit në Shqipëri për lidhje me botën e krimit dhe politikës. Opozita e ka akuzuar për lidhje me kryeministrin Rama dhe ministrin e brendshëm Tahiri, por ata i kanë hedhur poshtë akuzat si të pavërteta. Emri i Shullazit është lakuar shumë edhe nga ndërkombëtarët, veçanërisht ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili e ka quajtur kreun e një grupi kriminal të organizuar.